Kalo te lënda

Lirohet Ramush Haradinaj nga paraburgimi(video)

Ramush Haradinaj do të lirohet ne shtepi deri ne kohën e e shpalljes se gjykimit.

Sipas burimeve te Kosovalbaner ,ky vendim është marr sot dhe ish Kryeministri Haradinaj pritet te arrin në Familjen e TI mrenda kesaj jave

Sipas keti burimi prokuroria nuk ka bërë ankesë në lidhje me kete vendim te gjykates

Shtesë :Lajmi konfirmohet edhe nga Klan Kosova

“Gjykata për krime lufte në ish-Jugosllavi, ka marrë vendim që ta liroj Ramush Haradinajn, nga paraburgimi deri në vendimin lidhur me aktakuzën ndaj tij.

Lajmin për Klan Kosovën e kanë bërë të ditur burime të sigurta, sipas të cilave prokuroria nuk ka bërë ankesë ndaj këtij vendimi.

Procesi i rigjykimit ndaj ish-eprorit të UCK-së dhe dy bashkëluftëtarëve të tij, Idriz Balaj dhe Lahi Brahimaj, pritet të përfundoj diku kah fillimi i gushtit.” raporton Klan Kosova ne Ditarin e ores 20 00

Media të tjera raportojnë se Haradinaj kthehet në Kosovë të enjten.

Daut Haradinaj, vëllai i Ramushit, i ka thënë “Zhurnalit” se Ramushi do të kthehet në vendlindje, pasi ndaj tij nuk është verifikuar ndonjë dëshmi se ai ka kryer krime lufte ose rrezikon t’i ikë përgjegjësisë.

Procesi i rigjykimit ndaj ish-eprorit të UÇK-së dhe dy bashkëluftëtarëve të tij, Idriz Balaj dhe Lahi Brahimaj, pritet të përfundojë diku nga fillimi i gushtit.

Lini një koment