Kalo te lënda

Lajmi i mirë për udhërrëfyesin, deri në fund të pranverës

Deri në fund të pranverës së këtij viti pritet që Brukseli të sjellë lajme të mira për Kosovën sa i përket udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave. Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zbogar, ka thënë se dorëzimin e udhërrëfyesit tek institucionet e Kosovës në pranverë të vitit 2012 e ka paralajmëruar gjatë vizitës së saj në Kosovë, komisarja evropiane për Punë të Brendshme, Cecilia Malmstrom.

Me tone optimiste për këtë çështje ka folur edhe ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku. Sipas saj, janë dhënë shumë premtime për këtë çështje, megjithatë, pritet që udhërrëfyesi të dorëzohet shumë shpejt në Kosovë nga BE-ja.

Këto komente janë bërë në konferencën për mobilitetit artistik nga perspektiva filozofike dhe artistike, ku është diskutuar për pengesat ligjore dhe praktike, me të cilat ballafaqohet sektori kulturor në Kosovë sa i përket shkëmbimit të artit kosovar me atë botëror.(koha)

Lini një koment