Tifozët e Kolnit e kallin stadiumin (video)
Fundi i sezonit të 49-të në Bundesligë ka hyrë në histori. Në javën e 34-t, Kolni dhe Hertha e Berlinit luanin për të mbijetuar. Fati i keq i skuadrës së Podolskit që në shtëpi pritën rekordmenët e Bayernit të Munichut, ndërsa kryeqytetasit e Hertës pritën Hoffenhaimin. Ekipit, në të cilin luan edhe mesfushori fierak Odise Roshi, i duhej me patjetër një fitore ndaj Bajernit për të mbijetuar. Fakti që skuadra bavareze e kishte marrë seriozisht këtë ndeshje, në të cilën trajneri Heynckes hodhi në fushë formacionin më të mirë, ua bëri ferr jetën vendësve të Kolnit. Ata ia humbën fillin lojës. Mesfushori i Bajernit, Tomas Myler, i ka ndëshkuar vendësit në minutën e 34-t të takimit duke i dhënë avantazhin skuadrës që në pjesën e parë. Ndërkohë edhe në Berlin vendësit kaluan në avantazh me anë të Ben Hatirës, që në minutën e 14-të, duke ngritur në këmbë stadiumin dhe i dhënë shpresë skuadrës të mos rrënohej në Bundesligën 2. Ultrasit e Këlnit i kishin marrë masat për çdo rezultat. Teksa në ndeshjen e fundit luanin për “jetë a vdekje”, atyre u ndodhi kjo e fundit, rrëzimi në Bundesligën 2. Tifozët ishin të pajisur me mjete të forta, tymuese dhe fishekzjarrë. Teksa u eliminuan në minutat e fundit filloi me të vërtetë një luftë, si ajo në Port Said, por pa viktima. Tifozët hedhin bomba me tym në fushë, shkatërrojnë një pjesë të stadiumit dhe fillojnë të përleshen me forcat e policisë. Gjyqtari i takimit mbyll direkt ndeshjen duke mos akorduar shtesën dhe, më pas, nis dueli i “gladiatorëve”. “Është një katastrofë, çfarë ndodhi këtu?! Një gjë e tillë nuk ndodhë në stadium. Gjyqtari na njoftoi 30 sekonda para që duhet të shkonim direkt në pankinë. Ata nuk janë fansa, por idiotë”, – nënvizoi sulmuesi i Bayernit, Mario Gomez, që kishte premtuar se do ia bënte gropën Kolnit duke e ndëshkuar, por ai nuk shënoi asnjë gol.(koha)