Kalo te lënda

NORVEGJI:Lajm i mirë për bashkatdhetarët

T

Ambasadori i Kosovës në Norvegji sjell një lajm të mirë pët bashk’atdhetarët :

Të nderuar bashkatdhetarë,

Po e fillojmë vitin me një lajm të shkëlqyeshëm.

Pas një pune intensive dhe takimeve të shumta, nga Ministria e Punëvë të Jashtme të Norvegjisë, të cilën e falenderojmë shumë, pranuam konfirmimin që qështja e përfshirjes së vendit të lindjes – Kosovës, në pasaportat Norvegjeze tashmë është rregulluar.

Në pasaportat e reja të cilat janë në përdorim nga fundi i viti të kaluar, tek rubrika vendi i lindjes, tani e tutje do të figuron vendi i juaj i lindjes – KOSOVO (pa përfshirjen e qyteteve, kjo vlen për të gjithë qytetarët e Norvegjisë).
Në foton e bashkangjitur e gjeni shembullin se si duket pasaporta e re.

Jemi të vetëdijshëm për vështërsitë dhe përvojat e ndryshme individuale dhe aspak të këndshme me të cilat jeni ballafaquar si dhe faktin që ka pasur një laramani në dokumente.

Prandaj, jemi shumë të lumtur që pas pranimit të shumë kërkesave nga ana e juaj, në lidhje me problemin i cili ekziston mbi një dekadë, kemi arritur që në kohë rekorde, në njëvjetorin e hapjes së Ambasadës, ti japim epilog kësaj qështje shumë të rëndësishme.

Të gjithë të interesuarit, përpara aplikimit për pasaportë, duhet fillimisht të ndjekin rrugën e përshkruar si mëposhtë:

  1. Fillimisht duhet të hyni në faqen e UDI, dhe ti plotësoni të dhënat tuaja
    personale, duke përfshirë edhe vendin e lindjes.
    https://www.udi.no/kontakt-oss/personer-som-trenger-a-endre-eller-registrere-opplysninger-i-folkeregisteret/registrering-av-fodested-for-norske-statsborgere/?d=
  2. Pasi të përfundoni dhe ta përcjellni formularin në UDI, brenda disa dite do të pranoni konfirmim nëpërmjet emaillit ose postës që kërkesa juaj është pranuar dhe e njejta nga UDI do të përcillet tek autoritetet e regjistrit nacional – Folkeregisteret (në këtë fazë ju nuk keni nevojë të ndërmerni asgjë).
  3. Pas pranimit te letrës nga UDI, duhet të prisni rreth 2 javë, pas së cilës mund ti drejtoheni stacioneve për aplikim për pasaportë.
    Ju lutemi, gjatë aplikimit konfirmoni me zyrtarët përgjegjës që kërkesa e juaj për përfshirjen e Kosovës si vend i lindjes është e përfshirë në pasaportë.

Do të vazhdojmë të qëndrojmë të bashkuar dhe afër jush.

Ju falenderojmë për bashkëpunimin dhe përkrahjen.

Me rrespekt,
Uliks Emra
Ambasador

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: