Në Beograd u trafikuan organet e shqiptarëve të kidnapuar në luftë

“SHTËPIA E VERDHË”në BEOGRAD

Gjatë luftës në Kosovë , Gjeneralët gjakatarë serb kanë rrëmbyer mijëra fëmijë , adoleshent dhe gra shqiptare të cilët dyshohët se kanë përfunduar në klinikat e transplatimit në VMA .

Pas luftës vitë pas viti , disa mbetje mortore u janë kthyer familjarëve , disa janë zbuluar në lumin Danub , kurse kanë mbetur edhe 1700 trupa ende të pa ,, gjetura ” ?!

VMA ( Vojnamedicinska Akademija ) Akademia e Mjekësisë Ushtarake , në Batajnicë të Beogradit është departamenti i Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë . Përbëhet nga 30 Klinika dhe 20 Institute nga lëmitë ushtarake , konsiderohët një ndër qendrat poliklinike më moderne në Evropë. Që nga viti 1978 , në këtë qendër poliklinike ushtarake janë praktikuar transplatime të organëve njerëzore ndër të parat në Evropë !? Para ca kohe para kësaj Qendre demonstruan disa mijëra prindër serb , organizuar nga Shoqata e Prindërve për Fëmijët e Zhdukur ( DPB ) të cilët kerkonin zbardhjën e fatit të 30 Mijë foshnjave të rrëmbyer në Spitalet Gjinekologjike gjatë vitëve të 70 -ta , 80-ta ,90 -ta dhe më vonë ?! Dhe jo vetëm kjo shoqatë e prindërve serb , por këtu para kësaj VMA , duhej të demonstronin edhe prindërit kroat , boshnjak dhe shqiptarë .

Në VMA të Beogradit janë kryer krimet më makabre : transplatimet e organëve njerëzore dhe trafikimi i tyre . ,, Shtëpia e Verdhë ” nuk është në Kukës , është në Beograd, në kryeqytet të Sebisë.

BURIMI – gazeta serbe kliko më posht.

http://rs.n1info.com/Vesti/a659386/Roditelji-nestalih-beba-na-protestu-u-Beogradu-Nasa-borba-traje-predugo.html

*****

Një raport i hartuar nga antropologu i lartë i ICMP-së, për mjekësi ligjore, Dr. Mark Skinner, hedh dyshime të bazuara se serbët kishin trafikuar organe të shqiptarëve, gjatë transportimit të tyre për në Serbi. Dr.Skinner, në të cilin, përmenden 82 persona, të cilët ishin transportuar të gjallë deri në Serbi, ku të njëjtit më pas ishin varrosur me arkivole dhe qese të etiketuara në varrezat e Rashkës, Batanjicës dhe Petrovosellës. Ekspertiza ka vërtetuar se këta trupa nuk ishin ekzekutuar me plumba, apo mbytur me mjete të tjera, vdekja e tyre është krejtësisht e një natyre tjetër, ka shkruar në raport Dr. Skinner, i cili potencon se në Batajnicë kishte 8 lokacione ku janë bërë këto zhvarrime.

Në mesin e këtyre viktimave, sipas këtij raporti, dyshohet se iu janë nxjerrë organet, kanë qenë 13 meshkuj, 14 femra dhe 9 fëmijë. Se ka pasur trafikim të organeve të civilëve shqiptarë nga ana e Ushtrisë së Serbisë, e thotë edhe Ahmet Grajqevci, nga Këshilli i Familjarëve të Zhdukur. “Këta njerëz që janë marrë janë të moshave të ndryshme. Më shumë janë të moshave rinore, do të thotë edhe të mitur. Për herë të fundit, ky numër kaq i madh i të kidnapuarve është parë në Prekuple. Kemi raste kur njerëzit kanë shkuar edhe i kanë parë të burgosurit e tyre dhe sot nuk janë askund. Do të thotë kjo është edhe më e tmerrshme.

Në këtë proces unë mendoj se zoti Mark Skinner, në raportin e tij thotë se gjatë hulumtimit në Batajnicë, ka pasur edhe nxjerrje të organeve të trupave të shqiptarëve dhe asnjëherë për shqiptarët nuk është ngritur kjo cështje – si një ekspert me famë ndërkombëtare, një mjekoligjor me famë botërore sic është Mark Skinner, është për të ardhur keq si pala shqiptare dhe bashkësia ndërkombëtare, nuk fillojnë hetim qoftë ndërkombëtar, se ne nuk e kemi fuqinë për ta bërë një gjë të tillë.

Por, Bashkimi Evropian, se ka vërtetuar një ekspert ndërkombëtar dhe këtu lindin dyshimet se te shqiptarët, me të vërtetë janë bërë transplantim organesh dhe të gjithë trupat – mund të them 80% e të kthyer nga Serbia e sa janë marrë të gjallë nga Kosova, pa asnjë dokument mbi shkaktarët e vdekjeve dhe kjo të shtynë të mendosh dhe të dyshosh se këtu me siguri është bërë trafikim organesh”.

Gjykata Speciale duhët të dënon çdo krim në Kosovë.Angazhimi jonë duhet të jet në këtë drejtim, që të mundesojmë këtë.

Sh.Rukovci /Kosovalb.com/

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: