MPJ: I është dhënë leje Vuçiqit që ta vizitojë Kosovën
Ardhjen e Vuçiqit në Kosovë e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, e cila është duke hartuar planin operativ për këtë vizitë.
Ministria e Punëve të Jashtme ka konfirmuar se i ka dhënë leje kryeministrit serb, Aleksander Vuçiq që ta vizitojë Kosovën por nuk e ka bërë publike agjendën gjatë qëndrimit të tij në Kosovë.
Ardhjen e Vuçiqit në Kosovë e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, e cila është duke hartuar planin operativ për këtë vizitë.
Në pikën kufitare tek Dheu i Bardhë sot erdhi ekipi përgatitor i vizitës së kryeministrit serb, i shoqëruar edhe nga zyrtari ndërlidhës i Beogradit në Prishtinë, Dejan Paviçeviq.
Edhe pse ende nuk dihet agjenda, mediat kanë raportuar se kryeministri serb do të qëndrojë në mjediset e banuara me shumicë serbe.