Ju argëton solistja Atifete Jahjaga …
Shefja e shtetit nuk e ka lëshuar natën e dytë të Vitit të Ri pa u argëtuar diku. Ajo ka zgjedhur njërin nga baret e kryeqytetit për të festuar ndërrimin e mot-moteve. Por, nuk është vetëm “Zig Zag Orkestra”që po e shihni në foto
që ia ka ndrequr disponimin të pranishmëve.
Nuk dihet se cila është kënga që ka zgjedhur Presidentja. Por është e rëndësishme që ajo ka guxuar të këndojë. Mbase konfidencën ia ka shtuar edhe truproja e saj e cila po ashtu është ngjitur në skenë për t’i ofruar siguri shefes.