“Vucic e përuli Serbinë, jo Rama”
Kryetarja e Partisë Demokratike të Serbisë (DSS), Sanda Rashkoviq-Iviq, ka vlerësuar se Serbinë nuk e ka përulur kryeministri shqiptar Edi Rama rreth deklaratave për Kosovën.
Kryetarja e Partisë Demokratike të Serbisë (DSS), Sanda Rashkoviq-Iviq, ka vlerësuar se Serbinë nuk e ka përulur kryeministri shqiptar Edi Rama rreth deklaratave për Kosovën, por kryeministri serb Aleksandar Vuçiq, për shkak të përgjigjes jo adekuate dhe lejimit që Rama të vazhdojë vizitën e tij në Preshevë.
Përgjigjja e vetme e drejtë ndaj kryeministrit shqiptar në gjestin e tij të hapur dhe armiqësor ndaj Serbisë, është dashur të jetë anulimi I mikpritjes dhe ndërprerja e vizitës së tij. Kështu, para politikës lojale të autoriteteve serbe ndaj Brukselit dhe Uashingtonit, të cilët insistuan në këtë vizitë të turpshme, Serbia u përul edhe njëherë dhe këtu nuk ka asnjë retorikë kuazipatriotike të kryeministrit të Serbisë që mund ta ndihmojë’, ka thënë Rashkoviq-Iviq.
Në një komunikatë të kësaj partie të lëshuar të martën për media, kryetarja e DSS-së ka potencuar se vizita e Ramës është skandaloze.
Nuk e ka përulur Serbinë kryeministri shqiptar, sepse nuk mundet, por një gjë të tillë e ka bërë kryeministri serb. Askush nga jashtë, e më së paku Edi Rama, nuk mund ta përulin Serbinë, sikur që bëjnë gjatë përpjekjeve të tyre për ta nënvlerësuar, por për ta përulur munden vetëm ata të cilët e përfaqësojnë Serbinë, të cilët në këto nënvlerësime përgjigjen në mënyrë jo adekuate’, theksoi Iviq.