Kalo te lënda

Kabineti i Thaçit: “The Guardian” ka dezinformuar

kabineti-i-tha-ccedil-it-ldquo-the-guardian-rdquo-ka-dezinformuar_hdZyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës kundërshton pohimet e pavend të bëra në një artikull të gazetarit Julian Borger, të botuar në “The Guardian”. Si për nga përmbajtja e përgjithshme e rrëfimit po ashtu edhe për nga faktet fondamentale të paqena, artikulli në fjalë është krejtësisht i papranueshëm, thuhet në reagimin Zyrës së Kryeministrit.

Zyra e Kryeministrit është e habitur se si një gazetë me traditë si “The Guardian” lejon botimin e dezinformatave dhe insinuatave të tilla. Kryeministri Thaçi nuk është në lidhje as të afërt as të largët farefisnore me ish komandantin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së Azem Syla, i cili gjatë kohës së luftës ka pasur nofkën “Daja”, për shkak të moshës dhe respektit që ka gëzuar tek ushtarët e UÇK-së.

Përfshirja tendencioze e Kryeministrit në kontekstin e rastit Bllaca është thellësisht e padrejtë, e paargumentuar dhe përbënë tentativë të njollosjes së emrit të kryeministrit.

Duke marrë parasysh totalitetin e citateve dhe deklaratave të bëra nga autori, por edhe tonin e përgjithshëm të shkrimit, artikulli duket si pjesë e betejave politike të brendshme në Kosovë. Përshkrimi i Kosovës si një vrimë e zezë pa progres, tendencë e këtij autori dhe disa analistëve tjerë vendorë dhe të huaj, është një shërbim i keq ndaj popullit të Kosovës.

Kosova sot është në situatë më të mirë shoqërore, ekonomike, politike se kurdo herë në tërë shekullin e kaluar dhe kjo falë luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, rolit të jashtëzakonshëm të SHBA-ve dhe ndihmës masive nga shtetet demokratike të botës.

Kosova është shteti me përparimin më të shpejtë dhe më impresiv në tërë Ballkanin, kur të krahasohen pikënisjet e zhvillimit, arsimimit, pavarësimit dhe vetëm të verbrit ose të verbëruarit ideologjikisht po vazhdojnë t’i sulmojnë shtyllat esenciale të Kosovës së pavarur.

Zyra e Kryeministrit do të vihet në kontakt me “The Guardian” për reagimin e duhur, thuhet në reagimin e kabinetit të Thaçit.

Lini një koment