Kalo te lënda

Presidenca: Vendi duhet të nxirret nga kjo situatë, me zgjidhje apo me zgjedhje!

presidenca-vendi-duhet-t-euml-nxirret-nga-kjo-situat-euml-me-zgjidhje-apo-zgjedhje_hdArbër Vllahiu, këshilltar i presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, në një prononcim për Telegrafin ka theksuar se i gjithë procesi i lehtësimit të diskutimeve me liderët e partive politike parlamentare,

nga ana e shefes së shtetit, është ndërtuar në mirëbesim dhe mirëkuptim.

Ai ka theksuar se Presidentja Jahjaga i ka inkurajuar, që prej fillimit të procesit të diskutimeve, të gjithë liderët që të reflektojnë dhe të gjejnë guximin e kurajën për të ofruar zgjidhje, bazuar, sipas tij, në vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe kuadrin kushtetues dhe për të ndihmuar që vendi të dal nga kjo situatë e pamundshme e krijuar.

“Një takim i përbashkët i liderëve të partive politike parlamentare në Zyrën e Presidentes, në të cilin do të ofroheshin edhe zgjidhje konkrete për situatën e krijuar, do të mund të tejkalonte këtë gjendje dhe do të ndihmonte në ndërtimin e institucioneve të qëndrueshme dhe përfshirëse”, ka thënë Vllahiu.

Sipas tij, e para e shtetit që “prej fillimit të diskutimeve ka bërë me dije se vendi duhet të dal nga impasi i krijuar, me qëllim të shmangies së një krize më të thellë jo vetëm institucionale por edhe buxhetore dhe financiare”.

“Në çfarëdo rasti, presidentja do të vazhdojë të respektojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe kuadrin kushtetues, dhe bazuar mbi këto akte ligjore, bazuar edhe në të drejtën e saj kushtetuese, si dhe bazuar në qëndrimin e liderëve të partive politike, ajo do të veprojë”, ka thënë Vllahiu.

 

Sipas tij, “nëse nuk ka asnjë zgjidhje dhe liderët i shohin si alternativë të vetme të mbetur zgjedhjet, atëherë pikërisht bazuar në Kushtetutën e Kosovës, në të gjitha ligjet në fuqi dhe në rolin e garantuesit të funksionimit demokratik të institucioneve të Presidentes, vendi duhet të nxirret nga kjo situatë”.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë <span>%d</span> blogues: