“Miss Kosova 2014″:Fiton Artnesa, e preferuara e Fadilit
Sapo ka përfunduar spektakli “Miss Kosova 2014″, një eveniment bukurie i organizar nga Fadil Berisha, Agnesa Vuthaj dhe “Rtv 21″.
Fitueset e këtij eventi do ta përfaqësojnë bukurinë kosovare në konkurset ndërkombëtare, “Miss Universe” dhe “Miss Earth”.
Pjesmarrëset e “Miss Kosova” kanë sfiluar katër herë në skenen e këtij spektakli.
Pas disa klasifikimesh, juria që përbëhej nga Fadil Berisha, Agnesa Vuthaj, Diana Avdiu dhe Vesa Luma, vendosi që titulli i më të bukurës të shkojë tek bukuroshja Artnesa Krasniqi e cila do të fillojë të përgatitet për “Miss Universe”, ndërkaq çmimi i dytë i takoj Kaltrina Neziri e cila ta përfaqësojë vendin në “Miss Earth”.
Të kujtojmë që Artnesa Krasniqi në vitin 2008 ka fituar çmimin “Ford super model of Kosova”, që i bie se është e preferuara e Fadil Berishes prej shumë vitesh.