Kalo te lënda

Imami i Suharekës: Kam probleme me “ekstremistet”

fotoNë Xhaminë e Bardhë të Suharëkës, dje ka ndodhur një konflikt verbal mes dy grupeve e që disa persona i përkasin vijës ekstreme të islamit.

Ndërka se ka pasur rrahje, ë ka mohur imami i zhamisë në Fjalë.

Imami në fjalë ka thënë për Klan Kosovën se dje s’ka pasur rrahje.
Siç thotë ai, me këta persona kishte pasur problem edhe më parë, pasi që, ata kishin pasur kërkesa më të veçanta se pjesëtarët tjerë në xhami.

“Nuk ka pasur ndonjë rrahj, kemi pasur probleme edhe më herët, por unë s’kam qenë këtu. Me xhemat kanë pasur problem. Kanë kërkuar ta thërrasin ezanin vetë dhe ta falin vaktin vetë se ata falen pak më ndryshe”, i ka thënë ai Klan Kosovës.

Sic raporton Klan Kosova, ka qenë e pamundur kontakti me katër të rinjtë për shkak se në qëndrimin në Suarekë, ata ishin duke u intervistuar nga organet e shtetit.

E ata që ishin të pranishëm në momentet e telasheve thanë se reaguan për të mos e lënë situatën të përkeqësohet.

“Na kemi qenë prezent dhe kemi zgjidhë problemin. S’kemi lënë të bëhet problemi më i madh”, tha një vizitor i kësaj xhamie.

Ndërkaq, zëdhënësi i Policisë së Prizrenit, Hazir Berisha bëri të ditur se katër persona që u intervistuan u liruan të premten pasdite me urdhër të prokurorit.

Lini një koment