Plagët e Ballkanit: Shmangia nga demokracia e korrupsioni
Ndihmës-sekretarja amerikane e Shtetit, Victoria Nuland, ka përcjellë porosi paralajmëruese për liderët e Ballkanit.
Ajo në një fjalim në Forumin strategjik për Evropën Qendrore dhe Lindore, të mbajtur në Uashington, ka theksuar se ky rajon është i kërcënuar nga dy plagë kancerogjene, korrupsioni dhe shmangia e demokracia.
“Në tërë rajonin kemi dy plagë kancerogjene si shmangia nga demokracia dhe korrupsioni që po kërcënojnë ëndrrën, për realizimin e së cilës punuan shumë njerëz nga viti 1989”, deklaroi Nuland.
Ajo ka pyetur liderët e rajonit se: Si mund që të flini gjatë natës me betimin tek neni 5 i NATO-s, ndërsa ditën të promovoni demokraci neoliberale, të promovoni nacionalizëm dhe të kufizoni lirinë e medias si dhe të diabolizoni shoqërinë civile.
Nuland tha se këtë pyetje i`a parashtron edhe atyre që mbrojnë funksionarët e korruptuar nga hetimet gjyqësore, që rrethojnë Parlamentin kur i përgjigjet atyre apo kur bëjnë pazare për biznese të fëlliqura. /koha/