Rrahje masive në Prishtinë
Në Prishtinë ka ndodhur një rrahje masive ku në të janë përfshirë dy grupe me afro 20 persona. Policia e Kosovës ka njoftuar se rrahja masive ka ndodhur në lagjen Dardania në Prishtinë.
Ja njoftimi i plotë i policisë:
“Pas marrjes së informatës për pjesëmarrje në rrahje nga dy grupe njerëzish. Njësiti patrullues kanë dalë në vendin e ngjarjes, sipas dëshmitarëve në rrahje kanë qenë rreth 20 persona të cilët janë larguar në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes janë gjetur katër gëzhoja të armës me gaz të cilat dyshohet që janë shkrepur nga arma e personave të dyshuar të panjohur. Policia është duke hetuar rastin”./Indeksonline/