ISIS-i ekzekutoi turistin francez (Video)
Militantë nga Algjeria të lidhur me ISIS ia kanë hequr kokën një turisti të cilin e kanë kapur gjatë javës.
ISIS kishte kërcënuar se do ta vrasë 55 vjeçarin nëse Franca nuk i ndalë sulmet ndaj tyre.
Francezi Herve Gourdel, 55, ishte kapur nga grupi islamit Jund al-Khilifa të shtunën, vetëm pak ditë pasi kishte shkuar në Algjeri për pushime.
Më poshtë mund të shiheni video me të cilën ISIS e ka detyruar pengun që t’i drejtohet Presidentit francez, të cilit ISIS ia ka dhënë 24 orë afat për t’i ndërprerë sulmet.
Rrjeti televiziv amerikan, CNN sapo ka njoftuar se një video që është publikuar në internet ka mundësi që paraqet një ekzekutim të ri të bërë nga Shteti Islamik.
Sipas CNN-së, “videoja e postuar ‘online’ paraqet një mashkull që duket se fjala është për pengun francez, Herve Gourdel, duke iu hequr koka nga persona të armatosur”. /Telegrafi/